Alarm në Britani/ Pako e dyshimtë në uzinën AstraZeneca, evakuohen objektet

Alarm në Britani/ Pako e dyshimtë në uzinën AstraZeneca, evakuohen objektet

15:24, 27/01/2021
A+ Aa A-

Një operacion i policisë britanike është duke u zhvilluar në zonën industriale Waxham të Uellsit, ku ndodhet struktura e prodhimit dhe magazinimit të vaksinave AstraZeneca.

Wockhardt UK tha se kishte marrë një paketë të dyshimtë këtë mëngjes në strukturën e saj në Wrexham dhe se autoritetet ishin njoftuar menjëherë.

Lokalet u evakuuan pas rekomandimit të ekspertëve për kohëzgjatjen e hetimeve, për sigurinë e stafit dhe vazhdimin e prodhimit, përmendet në njoftimin e ndërmarrjes.

Në të njëjtën kohë, sipas BBC, zona është evakuuar dhe një ekip i asgjësimit të mjeteve shpërthyese ka nxituar në vendngjarje për të kontrolluar paketën e dyshimtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco