E quajti veten 'Reconnecting', njihuni me nxënësin që shmangu për javë të tëra pyetjet gjatë mësimin online

E quajti veten 'Reconnecting', njihuni me nxënësin që shmangu për javë të tëra pyetjet gjatë mësimin online

14:53, 27/01/2021
A+ Aa A-

Në vitin 2020-2021 nxënësit e shkollave janë ndeshur me një mënyrë të re të mësimit online.

Keshtu që, gjatë këtij viti ata ishin më të favorizuar kur bëhej fjalë për të shmangur detyrat e shtëpisë dhe mësimet, shkruan The Mirror.

Një djalë i zgjuar, gjeti një mënyrë të shkëlqyeshme për të shmangur çdo pyetje në klasë gjatë mësimit online - dhe duheshin javë që mësuesi i tij ta vinte re.

Image

Prezantuesi televiziv Chris Arnold shkroi në Twitter: "Gruaja ime është një mësuese dhe me sa duket një fëmijë ka ndryshuar emrin e tij në "Reconnecting" gjatë mësimeve të Zoom në mënyrë që të mos i kërkohet asnjë pyetje.

"E ka bërë këtë për javë të tëra. Djali nuk ka nevojë të shqetësohet për arsimimin e tij, ai tashmë është një gjeni ."

Statusi i prezantuesit u bë viral - pasi mori me mijëra pëlqime dhe komente.

Një person shkroi: "Unë nuk jam i sigurt nëse do të ngazëllehem që e ardhmja është e ndritur me këtë fëmijë, apo të shqetësohem se ai mund të zgjedhë një karrierë politike".

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco