COVID-19/ Çfarë po ndodh? Madridi ndalon vaksinimet për dy javë

COVID-19/ Çfarë po ndodh? Madridi ndalon vaksinimet për dy javë

14:51, 27/01/2021
A+ Aa A-

Autoritetet shëndetësore të Madridit kanë pezulluar vaksinimet kundër COVID-19 këtë dhe javën e ardhshme pasi dozat në dispozicion të tyre kanë mbaruar, tha sot nënkryetari i rajonit të Madritit Ignacio Aguado.

Distrikti ka ndaluar vaksinimet e reja në mënyrë që dozat e mbetura tu jepen atyre që kanë marrë të parën, u tha Aguado gazetarëve.

Rajoni i Madridit tashmë ka vaksinuar 180,000 njerëz që kur filloi fushata e vaksinimit, tha ai.

Spanja ka siguruar 1.3 milion doza për grupet prioritare të tilla si shtëpia e të moshuarve dhe punonjësit shëndetësorë të vijës së parë, rreth 10% e të cilëve kanë marrë tashmë dozën e dytë.

Gjatë kësaj faze të parë, qeveria ka në plan të vaksinojë rreth 2.5 milion njerëz deri në fund të shkurtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco