Sondazhi global i KB për klimën: 'Zëri i njerëzve është i qartë - ata duan veprim'

Sondazhi global i KB për klimën: 'Zëri i njerëzve është i qartë - ata duan veprim'

13:16, 27/01/2021
A+ Aa A-

Më qindra mijëra të rinj kanë dalë në rrugë në të gjithë botën për të treguar shqetësimin e tyre në lidhje me ndryshimin e klimës. Përkundër pandemisë, pothuajse dy të tretat e njerëzve në të gjithë botën tani e shohin ndryshimin e klimës si një emergjencë globale. Ky është zbulimi kryesor nga sondazhi i kryer për çështjen e ngrohjes globale.

Rreth 1.22 milion njerëz në 50 vende morën pjesë në sondazh, me pothuajse gjysmën e pjesëmarrësve të moshës midis 14 dhe 18 vjeç. Sondazhi, i quajtur “Vota për Klimën e Popullit”, është organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Gjetjet e sondazhit treguan se 64% e pjesëmarrësve e panë ndryshimin e klimës si një emergjencë, duke kërkuar përgjigje urgjente.

“Njerëzit janë të frikësuar, ata po shohin zjarret në Australi dhe Kaliforni, ata po shohin stuhitë e kategorisë pesë dhe në Karaibe, ata po shohin përmbytje në Azinë Juglindore. Ata po shikojnë përreth tyre dhe ata po thonë, ky është një problem i vërtetë. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë,” tha Cassie Flynn, këshilltar strategjik i UNDP.

Edhe në SHBA rreth 65% e atyre që morën pjesë në sondazh e shohin ndryshimin e klimës si një emergjencë, ndërsa presidenti i sapobetuar Joe Biden e ka shpallur prioritet të punës së tij këtë çështje. Më vonë gjatë këtij viti pritet të ketë një konferencë globale në Glasgow për të trajtuar ndryshimin e klimës, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë botërorë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco