OBSH: Brenda vitit, nëpërmjet COVAX 355 milion doza për Mesdheun Lindor

OBSH: Brenda vitit, nëpërmjet COVAX 355 milion doza për Mesdheun Lindor

12:26, 27/01/2021
A+ Aa A-

(Reuters) - Platforma e ndarjes së vaksinave COVAX pret që të ketë 25 milion doza të vaksinave koronavirus për rajonin e Mesdheut Lindor në Mars, duke u rritur në 355 milion doza deri në Dhjetor, tha të mërkurën një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Dozat e para të parashikuara për rajonin përmes COVAX do të mbërrijnë në shkurt, u tha gazetarëve zyrtari i OBSH-së Yvan Hutin.

Rajoni i Mesdheut Lindor i OBSH-së përbëhet nga vendet e Lindjes së Mesme si dhe Afganistani, Pakistani, Somalia dhe Xhibuti.

COVAX drejtohet nga aleanca e vaksinave GAVI, OBSH dhe të tjerët, dhe është krijuar për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat COVID-19 globalisht. COVAX ka thënë se synon të japë 1.8 miliardë doza në vendet e varfëra këtë vit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco