Djali raporton babanë, FBI e arreston - 'Tradhtarët pushkatohen'

Djali raporton babanë, FBI e arreston - 'Tradhtarët pushkatohen'

12:22, 27/01/2021
A+ Aa A-

Uashington - Një adoleshent nga Teksasi, Jackson Refit, raportoi babanë e tij në FBI për pjesëmarrje në sulmin ndaj ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Babai i tij, Guy Refit, u arrestua më pas për pjesëmarrje në trazira, dhe sipas deklaratave nga FBI, 48-vjeçari është i lidhur me grupe ushtarake ekstremiste.

Gjatë arrestimit, policia gjeti dy armë në banesën e tij.

FBI e gjeti atë falë pamjeve të trazirave të lëshuara nga Fox News.

Hetuesit kontaktuan 18-vjeçarin Jackson Refit i cili i ndihmoi ata të provonin dyshimet e tyre, shkruan The Times .

"Tradhtarët pushkatohen"

"FBI tha se i arrestuari Guy Refit dyshohet se kërcënoi fëmijët pas kthimit të tij nga Uashingtoni:" Nëse më raportoni, ju jeni tradhtarë dhe e dini se çfarë ndodh me tradhtarët ... Tradhtarët pushkatohen ".

Në ndërkohë, ai akuzohet për hyrje të paligjshme në ndërtesën e Kongresit, pengim të drejtësisë dhe kërcënim ndaj anëtarëve të familjes.

"I la emocionet e mia mënjanë dhe bëra atë që mendoja se ishte e drejtë", tha Jackson Refit për Times.

Ai shtoi se nuk pendohet për vendimin e tij dhe se nuk është i sigurt nëse babai i tij e di se çfarë ka ndodhur.

Adoleshenti nuk është më në shtëpinë e familjes, dhe nga frika për sigurinë e tij, ai është në një vend të fshehtë. Ai pretendon se ai thjesht donte që të dihej se babai i tij kërcënoi të bënte "diçka të madhe".

"Nuk e dija se çfarë po planifikonte të bënte, kështu që bëra gjithçka që ishte e mundur për të mbrojtur veten dhe të tjerët," tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco