100 000 mijë viktima nga koronavirusi në Britani

100 000 mijë viktima nga koronavirusi në Britani

12:00, 27/01/2021
A+ Aa A-

LONDONR (AP) - Më shumë se 100,000 njerëz kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pasi u infektuan nga koronavirusi, një vit në shpërthimin më vdekjeprurës të Evropës, sipas shifrave të publikuar nga qeveria Britanike.

Britania është vendi i pestë në botë që regjistron 100,000 vdekje të lidhura me virusin, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Indisë dhe Meksikës,. SH.B.A. ka regjistruar më shumë se 400,000 vdekje COVID-19, numri më i lartë në botë, por popullsia e saj prej rreth 330 milion është rreth pesë herë më e madhe se Britania.

Departamenti i shëndetësisë tha se 100,162 njerëz kanë vdekur pasi kanë rezultuar pozitivë, duke përfshirë 1,631 vdekje të reja të raportuara të Martën.

"Është e vështirë të llogaritësh trishtimin që përmbahet në atë statistikë të zymtë", tha Boris Johnson në një konferencë shtypi në televizion.

Shifrat e publikuar janë më të larta se numri i përgjithshëm i civilëve britanikë të vrarë gjatë gjashtë viteve të Luftës së Dytë Botërore në MB.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco