Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

‘Do trajtojë detyrat si ish-president’/ Donald Trump hap zyrën e tij në Florida

‘Do trajtojë detyrat si ish-president’/ Donald Trump hap zyrën e tij në Florida

17:21, 26/01/2021
A+ Aa A-

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ish-presidenti Donald Trump ka filluar sipërmarrjen e tij të re.

Trump ka hapur një zyre që do të trajtojë detyrat e tij si një ish-president.

Trump ka hapur “Zyrën e Ish Presidentit në Florida, i cili do të trajtojë detyrat e tij në cilësinë e tij zyrtare si një ish-komandant i përgjithshëm, si dhe duke synuar të çojë përpara agjendën e administratës së tij.

“Zyra do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e korrespondencës së Presidentit Trump, deklaratave publike, paraqitjeve dhe aktiviteteve zyrtare për të përparuar interesat e Shteteve të Bashkuara dhe për të mbajtur agjendën e Administratës Trump përmes mbrojtjes, organizimit dhe aktivizmit publik”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, ai ishte përpjekur pa sukses për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje ndaj demokratit Joe Biden, duke pretenduar në mënyrë të gabuar se kishte pasur mashtrim të gjerë zgjedhor.

Në ditën e tij të fundit në detyrë Trump u zotua të mërkurën e kaluar: “Ne do të kthehemi” përpara bordit të Air Force One në udhëtimin e tij të fundit drejt shtëpisë së tij në Florida.

Që nga kthimi i tij, Z. Trump nuk ka bërë asnjë paraqitje publike dhe në vend të kësaj ka qëndruar në vendpushimin e tij luksoz Mar-a-Lago.

Nuk është e qartë se çfarë synon të bëjë presidenti i 45-të i SHBA-së më pas, por ka zëra se ai po krijon partinë e tij politike, ose mund të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë si republikan në 2024.

Nëse shpallet fajtor për pretendimet që ai nxiti trazirat e Kapitolit, nga Senati, i cili tani kontrollohet nga demokratët, Trump nuk do të mund të kandidojë përsëri për poste politike dhe mund të humbasë përfitime të tjera./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco