Kanadaja prodhon vaksinën e vet kundër Covid-19

Kanadaja prodhon vaksinën e vet kundër Covid-19

15:17, 26/01/2021
A+ Aa A-

Një vaksinë kanadeze kundër Covid-19 do të nisë testime klinike sot në Toronto, ka bërë të ditur kompania bioteknologjike që e ka prodhuar.

Providence Therapeutics me bazë në Toronto bëri të ditur se tre injeksione do t’u jepen 60 vullnetarëve të rritur në klinikën e testimeve në Toronto gjatë fazës së parë të testimeve.

15 prej vullnetarëve do të marrin një pilulë, ndërsa 45 do të marrin vaksinën që quhet PTX-COVID19-B.

Brad Sorenson, administrator i kompanisë, tha se është hera e parë që një vaksinë e zhvilluar dhe prodhuar në Kanada nis testimet klinike. Kompania ka blerë një zonë në Calgary për të nisur prodhimin në masë të vaksinës. Ajo është një vaksinë e tipit mRNA, e cila nxit përgjigjen imunitare të trupit, dhe është e ngjashme me vaksinën Moderna që aktualisht po përdoret në Kanada.

Image

Ndërsa kompania ishte ende duke zhvilluar vaksinën në studimet para-klinike, Sorenson tha se ajo kishte nisur edhe ndërtimin e infrastrukturës për prodhimin e vaksinën në Kanada. Fabrika e prodhimit do të jetë gat për dy muaj. Në fazën tjetër të testimeve klinike, 65 vullnetarë të tjerë mbi 65 vjeç do të marrin vaksinën ose pilulën.

Providence synon të nisë fazën e tretë të testimeve klinike në maj. Nëse vaksina rezulton e sigurt dhe efektive në testimet klinike dhe Health Canada e aprovon, synimi është që të jetë gati për tregun global në janar 2022.

Providence Therapeutics u themelua nga Sorenson më 2013, me fokusin për vaksina kundër kancerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco