Krijuesit e robotit të sofistikuar do të nisin prodhimin masiv

Krijuesit e robotit të sofistikuar do të nisin prodhimin masiv

15:00, 26/01/2021
A+ Aa A-

Krijuesit e një prej robotëve më të sofistikuar të realizuar ndonjëherë thonë se duan të nisin prodhimin masiv brenda fundit të vitit.

Që prej daljes në skenë për herë të parë, Sophia – roboti humanoid – është bërë tepër e famshme. Tani, kompania “Hanson Robotics”, me seli në Hong Kong, tha se katër modele do të futen për prodhim masiv brenda gjysmës së parë të vitit.

“Bota e Covid-19 do të ketë nevojë për më shumë automatizim, në mënyrë që njerëzit të jenë më të sigurt”, tha themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, David Hanson. Ai beson se robotët do të jenë zgjidhja për shumë industri, jo vetëm shëndetësinë.

Përdorimi i robotëve njohu rritje edhe para pandemisë. Sipas një raporti të Federatës Ndërkombëtare të Robotikës, shitjet në të gjithë botën të robotëve që kryejnë shërbime profesionale kishte pësuar rritje me 32% nga viti 2018 në vitin 2019, duke arritur shifrën 11,2 miliardë dollarë./A2CNN/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco