'KY JAM UNË': Si po i merr në qafë kapardisja, dhunuesit e Kapitolit

'KY JAM UNË': Si po i merr në qafë kapardisja, dhunuesit e Kapitolit

14:40, 26/01/2021
A+ Aa A-

Uashington - Këta të dyshuar për trazirat në Kapitol, nuk ishin fshehur, drejt me thënë.

"KY JAM UNË,”  shkroi në burrë në Instagram duke treguar vetveten në një foto të turmës së dhunshme që hyri në Kapitolin e SHBA.

"Kështu e mësymë Capitol Hill, lol", i çoi mesazh një grua, një tjetreje ndërsa ishte brenda ndërtesës. "Unë vetëm sa doja ta inkriminoja pak veten," shkroi një tjetër në Facebook në lidhje me një selfie që bëri brenda godinës gjatë trazirave të 6 janarit.

Në dhjetëra raste, mbështetësit e Presidentit Donald Trump e shfaqën çiltër aktivitetin e tyre në mediat sociale në ditën e kryengritjes vdekjeprurëse. Disa, me sa duket duke kuptuar se ishin në telashe me ligjin, i fshinë llogaritë e tyre kur panë që miqtë e tyre dhe anëtarët e familjes kishin marrë tashmë foto nga selfiet e tyre, video dhe komente dhe ia dërgonin  FBI-së.

Mungesa e tyre e plotë e shqetësimit se do të kapeshin dhe gatishmëria e miqve të tyre për t'u kthyer shpinën i ka ndihmuar autoritetet të akuzojnë rreth 150 persona që nga e hëna për krime federale.

Por edhe me ndihmën e vetë protestuesve, hetuesit duhet të punojnë akoma me rigorozitet për të lidhur imazhet me vandalizmin dhe të dyshuarit me aktet më 6 janar në mënyrë që të provojnë çështjen e tyre në gjykatë.

Dhe për shkak se kaq pak u arrestuan në vendin e ngjarjes, FBI dhe Shërbimi Marshall i SHBA janë detyruar të dërgojnë agjentë për të gjetur të dyshuarit.

Në javët e fundit, FBI ka marrë më shumë se 200,000 foto dhe video në lidhje me trazirat. Hetuesit kanë vendosur tabela në disa shtete me fotografi të protestuesve të kërkuar.

Duke punuar me  bashkëpunëtorët, të njohurit dhe miqtë, agjentët kanë krahasuar fotot e  patentës së makinës për të përputhur fytyrat me ato të kapura nga kamerat në ndërtesë.

Në disa raste, autoritetet morën të dhëna nga Facebook ose Twitter për të lidhur llogaritë e tyre të mediave sociale me adresat e tyre të postës elektronike ose numrat e telefonit.

Në të tjerët, agjentët përdorën shënime nga lexuesit e targave për të konfirmuar udhëtimet e tyre.

Më shumë se 800 persona besohet se kanë hyrë në Kapitol, megjithëse ka të ngjarë që jo të gjithë do të gjurmohen dhe akuzohen për një krim.

Prokurorët federalë janë përqendruar në çështjet më kritike dhe shembujt më të egër të keqbërjes. Dhe ata duhet të peshojnë fuqinë punëtore, koston dhe provat kur të akuzojnë protestuesit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco