Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Wuhan, familje të viktimave të COVID turren për të folur me ekipin e OBSH

Wuhan, familje të viktimave të COVID turren për të folur me ekipin e OBSH

14:25, 26/01/2021
A+ Aa A-

Wuhan - Një i afërm i një viktime të koronavirusit në Kinë po kërkon të takojë një ekip të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka shkuar atje,  duke thënë se duhej të flitej me familjet e prekura që pretendojnë se po mashtrohen nga qeveria kineze.

Kina e miratoi vizitën nga studiuesit e agjencisë së OKB vetëm pas disa muajsh negociatash dhe nuk ka treguar nëse ata do të lejohen të mbledhin prova ose të flasin me familjet, duke thënë vetëm se ekipi mund të shkëmbejë pikëpamje me shkencëtarët kinezë.

"Unë shpresoj që ekspertët e OBSH të mos bëhen një mjet për të përhapur gënjeshtra", tha Zhang Hai, babai i të cilit vdiq nga COVID-19 më 1 shkurt 2020, pasi kishte udhëtuar në qytetin kinez Wuhan dhe qe infektuar. "Ne kemi qenë në kërkim të së vërtetës pa pushim. Ky ishte një akt kriminal dhe nuk dua që OBSH të vijë në Kinë për të mbuluar këto krime. ”

Ministria e Jashtme e Kinës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Ekipi i OBSH-së, i cili arriti në Wuhan në 14 janar për të hetuar origjinën e virusit, pritet të fillojë punën në terren pas një karantine 14-ditore.

Zhang, një vendas nga Wuhan që tani jeton në qytetin jugor të Shenzhen, ka organizuar të afërmit e viktimave të koronavirusit në Kinë për të kërkuar llogari nga zyrtarët.

Shumë janë të zemëruar që shteti e minimizoi virusin në fillim të shpërthimit dhe janë përpjekur të ngrenë padi kundër qeverisë së Wuhan.

    Familjarët janë përballur me presione të mëdha nga autoritetet për të mos folur . Zyrtarët kanë hedhur poshtë proceset gjyqësore, kanë marrë në pyetje Zhang dhe të tjerët në mënyrë të përsëritur dhe kanë kërcënuar se do të pushojnë nga puna të afërmit e atyre që flasin me mediat e huaja, sipas intervistave me Zhang dhe të afërm të tjerë.

    Zhang tha që grupet e komunikimit në cellular të të afërmve u mbyllën menjëherë pas mbërritjes së ekipit të OBSH-së në Wuhan dhe ai akuzoi qeverinë e qytetit se po përpiqej t'u mbyllte gojën.

    "Mos pretendoni se nuk ekzistojmë, se nuk po kërkojmë llogari", tha Zhang. "Ju i zhdukët të gjitha platformat tona, por ne ende duam t'i bëjmë të ditur të gjithëve përmes mediave se nuk kemi hequr dorë".

    OBSH thotë se vizita e saj në Kinë është një mision shkencor për të hetuar origjinën e virusit, jo një përpjekje për të caktuar fajin dhe se nevojiten "intervista dhe rishikime të thelluara" të rasteve të hershme. Ajo nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco