Irani aprovon vaksinën anti-covid,  Sputnik V

Irani aprovon vaksinën anti-covid, Sputnik V

13:59, 26/01/2021
A+ Aa A-

Irani ka aprovuar vaksinën Sputnik V të Rusisë dhe ka në plan ta importojë dhe ta prodhoj sipas ministrit tëjashtëm  Mohammad Javad Zarif.

‘’Vaksina Sputnik V u regjistrua  dhe u miratua ditën e djeshme nga autoritetet tona shëndetësore’’ është shprehur Zarif në një takim me homolgune tij rus Sergei Lavrov në Moskë, sot duek shtuar: 

‘Në të ardhmen e afërt ne shpresojmë që të jemi në gjendje ta blejmë si dhe të fillojmë prodhimin e  përbashkët’.

Në fillim të këtij muaji, lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, autoriteti më i lartë i Iranit, ndaloi qeverinë të importonte vaksina nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Irani, i cili ka një popullsi prej 83 milion, ka regjistruar mbi 1.38 milion raste dhe 57,560 vdekje gjatë pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të fundit të qeverisë, por ka pasur një rënie të infeksioneve të reja javët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco