Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Frankfurt/ Një person sulmoi me thikë disa persona, raportohet se ka të plagosur

Frankfurt/ Një person sulmoi me thikë disa persona, raportohet se ka të plagosur

13:40, 26/01/2021
A+ Aa A-

Disa njerëz u plagosën herët këtë mëngjes në qendër të qytetit gjerman të Frankfurtit kur një burrë i sulmoi ata me thikë. Sulmuesi u arrestua shpejt, dhe policia thotë se të plagosurit nuk janë në rrezik për vdekje.

Policia e Frankfurtit tha se asnjë viktimë e sulmit nuk rrezikonte të vdiste.

Ende nuk ka detaje për sulmuesin dhe nuk dihet saktësisht se sa njerëz u plagosën.

Mediat lokale raportojnë se incidenti ndodhi pranë stacionit kryesor hekurudhor të qytetit këtë mëngjes rreth orës nëntë dhe viktimat u transferuan në spitalet aty pranë, raporton AP.

Sipas raporteve të para të policisë, sulmuesi ishte nën ndikimin e drogës, kështu që konsiderohet se motivi i sulmit nuk ka të bëjë me terrorizmin, as nuk është i motivuar politikisht.

"Një person u raportua të kishte plagosur disa njerëz në rrugë. Sulmuesi u arrestua menjëherë. Nuk ka më rreziqe për qytetarët dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Rrethanat e sakta të krimit janë aktualisht nën hetim, "tha policia.

Policia po vazhdon të marrë në pyetje dëshmitarët, të cilët u gjetën pranë stacionit të trenit këtë mëngjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco