Joe Biden: Nuk besoj se Trump do të shpallet fajtor për nxitjen e dhunës në Kapitol

Joe Biden: Nuk besoj se Trump do të shpallet fajtor për nxitjen e dhunës në Kapitol

10:03, 26/01/2021
A+ Aa A-

 

Presidenti i ri Demokrat, Joe Biden tha të hënën se nuk beson se paraardhësi i tij, ish-presidenti Republikan Donald Trump , do të shpallet fajtor në gjyqin e tij në Senatin Amerikan për "nxitje të dhunës’

Z. Biden i tha CNN se ai nuk priste që 17 anëtarë të Partisë Republikane të votonin në favor të Donald Trump, duke përmendur numrin e votave të nevojshme për të kaluar një vendim të tillë - me kusht që të 50 senatorët Demokrat  tëvotonin gjithashtu në favor të dënimit.

Neni për shkarkim ku Trump akuzohet për "nxitje të rebelimit" në çështjen e bastisjes së Kongresit ku humbën jetën 5 persona përfshirë një polic, u miratua më 14 janar në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse Trump është apo jo fajtor, do të vendoset si rezultat i gjykimit në Senat.

Udhëheqësi i shumicës në Senatin Amerikan, demokrati Chuck Schumer, në një deklaratë ditë më parë tha se procesi i gjykimit për Trumpin në Senat do të fillojë më 8 shkurt.

Në mënyrë që Trump të shpallet fajtor është e nevojshme që kundër tij të votojnë të paktën dy të tretat, gjegjësisht 67 senatorë në Senatin prej 100 vendesh. Për shkak se në Senat dy partitë kanë nga 50 vende shihet si një mundësi shumë e vogël që Trump të shpallet fajtor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco