Vrau të dashurin 15-vjeçar, dënohet me 28 vite burg djali i milionerit

Vrau të dashurin 15-vjeçar, dënohet me 28 vite burg djali i milionerit

10:03, 26/01/2021
A+ Aa A-

I biri i një fermeri milioner, mund të qëndrojë minimumi 28 vite pas hekurave për vrasjen e të dashurit 15-vjeçar.

I riu, i identifikuar si Matthew Mason, dyshohet se vrau të miturin, pasi nuk dëshironte që t’i zbulohej tradhtia ndaj të dashurës e të dilte në pah fakti që ishte biseksual.

Gjatë seancës gjyqësore, u zbulua se Mason, joshi viktimën Alex Rodda dhe e dërgoi në një pyll të largët, duke i premtuar se atje do të kryenin marrëdhënie intime.

Por në të vërtetë, ai e dhunoi për vdekje me një çelës. Ndërkohë është zbardhur dhe deklarata e gjyqtarit të çështjes i cili ka thënë:

“Kjo ishte një vrasje e paramenduar, e planifikuar me kujdes sipas gjykimit tim, e kryer në mënyrë të pamëshirshm”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco