Tajvani i tregon muskujt Kinës: Nuk tërhiqemi nga asnjë pëllëmbë tokë

Tajvani i tregon muskujt Kinës: Nuk tërhiqemi nga asnjë pëllëmbë tokë

09:39, 26/01/2021
A+ Aa A-

 

Avionët luftarak të Tajvanit u ngritën në qiell me të gjithë arsenalin e tyre luftarak në një stërvitje për të simuluar një skenar lufte.

Kjo lëvizje vjen si pasojë e shkeljes së hapësirës ajrore nga forcat e armatosura të Kinës disa ditë më parë.

Tajvani është ishulli i qeverisës nga forcat demokratike të larguar gjatë luftës civile që shpërtheu në Kinë në vitet 1946-1949.

Koloneli Lee Ching-shi i tha Reuters avionët e tyre zakonisht shkojnë të armatosur me armë, Sidewinders dhe raketa Sky Sword të prodhuara nga Tajvani kur reagojnë ndaj avionëve kinezë dhe ata mund të përgjigjen "në çdo kohë".

"Ne jemi gati," tha ai gjatë një vizite të organizuar nga qeveria në bazë. "Ne nuk do të heqim dorë nga asnjë pëllëmbë e territorit tonë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco