Shefi i OKB: SHBA-ja dhe Kina po e ndajnë botën në dy pjesë

Shefi i OKB: SHBA-ja dhe Kina po e ndajnë botën në dy pjesë

08:58, 26/01/2021
A+ Aa A-

 

“Bota po përballet jo vetëm me situatën emergjente për shkak të COVID-19 dhe krizën më të keqe ekonomike në pothuajse 100 vjet, por edhe “kërcënime ekzistenciale” ndaj klimës dhe biodiversitetit, dhe mundësinë që ekonomitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të ndajnë botën në dy pjesë”.

Ky është paralajmërimi që Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, iu bëri liderëve botërorë.

Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Guterres ngriti shqetësimin se lufta e vendeve të pasura për të përvetësuar sasi të mëdha vaksinash duke lënë mënjanë vendet e varfra rrezikon t’u kthehet në bumerang.

Po nga i njëjti forum që po mbahet online, presidenti kinez Xi Jinping i bëri thirrje presidentit amerikan Joe Biden që mos të lejojë krijimin e grupeve kundër Kinës, pasi një përpjekje e tillë nuk do të mënjanonte vendin e tij nga rrjetet globale ekonomike dhe teknologjike, por do të nënkuptonte nisjen e një lufte të ftohtë.

“Formimi i grupeve të vogla ose fillimi i luftërave të reja të ftohta në skenën botërore; përjashtimi, kërcënimi dhe frikësimi i të tjerëve, sanksionet vetëm do ta shtyjnë botën drejt ndarjes”, tha presidenti kinez./ A2CNN/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco