Shtohen thirrjet për bllokim të tretë në Francë pas bumit me COVID në spitale

Shtohen thirrjet për bllokim të tretë në Francë pas bumit me COVID në spitale

08:10, 26/01/2021
A+ Aa A-

Paris - Numri i njerëzve të shtruar në Francë për COVID-19 u rrit me më shumë se 1,000 gjatë dy ditëve të fundit, një ritëm i paparë që nga 16 nëntori, dhe numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv për sëmundjen tejkaloi 3,000 për herë të parë që nga 9 dhjetori, njofton Reuters.

Një numër në rritje i ekspertëve mjekësorë po kërkojnë një bllokim të tretë në Francë ndërsa qeveria shpërndan vaksinën, por media franceze raportoi se Presidenti Emmanuel Macron po përpiqej të shmangte një masë të tillë.

Deri të hënën, Franca kishte vaksinuar 1,092,958 njerëz.

Macron shpreson që shtetrrethimi që në orën 18:00  i vendosur 10 ditë më parë do të jetë i mjaftueshëm për të frenuar rritjen e infeksioneve të reja të nxitura nga shfaqja e varianteve më ngjitëse të virusit.

Shkuarja e numrit të pacientëve të trajtuar në njësitë e kujdesit intensive për COVID-19 nën kufirin e 3000-it ishte justifikimi kryesor për zëvendësimin e bllokimit të dytë me një shtetrrethimin kombëtar në 15 dhjetor.

Në shifrën 3,041, totali i njësive të kujdesit intensive është më pak se gjysma e tij më të lartë në të gjitha kohërat, nga 7148 më 4 prill, por është rritur pothuajse çdo ditë që nga 7 janari.

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha në Televizionin Bloomberg se një bllokim i ri do ta bëjë shumë të vështirë për vendin që të arrijë objektivin e tij në 2021 të rritjes ekonomike 6%.

Shifra ditore e infeksioneve të reja me COVID ishte 4,240 të hënën, më e lartë se e hëna e kaluar 3,736. Gjithsej rastet në Francë tani qëndrojnë në 3,057,857, shifra e gjashtë më e lartë në botë.

Numri i të vdekurve në vend COVID-19 u rrit me 445 duke shkuar në 73,494, i shtati më i lartë në botë, përkundrejt një rritje prej 172 viktimash të dielën. Mesatarja shtatëditore e viktimave të reja u rrit në 401, më e larta që nga 9 dhjetori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco