Trazirat në Holandë kundër shtetrrethimit ndizen për të tretën natë

Trazirat në Holandë kundër shtetrrethimit ndizen për të tretën natë

07:04, 26/01/2021
A+ Aa A-

Policia në Holandë është përplasur sërish me protestuesit që sfidojnë shtetrrethimin, pas një fundjave trazirash.

Më shumë se 150 njerëz u arrestuan, thonë media lokale. Në Roterdam, policia bëri paralajmërime dhe hodhi gaz lotjellës, pasi një urdhër emergjence i lëshuar nga kryetari i bashkisë nuk arriti t’i largojë demonstruesit.

Protesta filluan gjatë fundjavës  kundër kufizimeve të vendosura rishtas për shkak të koronavirusit.

Kryeministri Mark Rutte e ka dënuar këtë i "dhunë kriminale".

Ky shtet ka gati një milion rast të konfirmuara me Covid që nga fillimi i shpërthimit dhe më shumë se 13,500 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins në SH.B.A., që ndjek pandeminën.

Pati skena më të dhunshme në disa qytete anembanë vendit të hënën. Policia kundër kaosit u përlesh me protestuesit në Amsterdam si dhe Roterdam, Amersfoort dhe Geleen.

Zjarre u ndezën në rrugët e Hagës, ku policia me biçikleta u përpoq të shpërndante grupe të vogla njerëzish që hidhnin gurë dhe fishekzjarre, raporton Anna Holligan e BBC nga qyteti.

Një numër arrestimesh janë bërë në Amsterdam pas njoftimeve për shumë shkatërrime.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco