Mbyll pothuajse të gjitha fluturimet/ Izraeli ‘izolohet’ krejtësisht nga bota

Mbyll pothuajse të gjitha fluturimet/ Izraeli ‘izolohet’ krejtësisht nga bota

12:13, 25/01/2021
A+ Aa A-

Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Izraelit do të mbyllet pothuajse plotësisht për javën e ardhshme, pasi qeveria ndaloi të gjitha fluturimet hyrëse nga linjat ajrore jo-izraelite, në një përpjekje për të ndaluar hyrjen në vend të varianteve të reja të koronavirusit.

Masat hynë në fuqi në mesnatë dhe do të zgjasin deri më 31 janar, sipas një deklarate të përbashkët nga zyra e kryeministrit dhe Ministria e Shëndetësisë të dielën.

Linjat izraelite gjithashtu po përballen me “kufizime të përkohshme” në licencat e tyre të operimit, që do të thotë se pritet që ata të anulojnë të gjitha fluturimet. Përjashtime do të ketë vetëm në emergjencat për trajtim mjekësor, procedura ligjore që kërkojnë pjesëmarrjen e detyrueshme ose për të lejuar pjesëmarrjen në funeralet e të afërmëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco