Marcelo Rebelo de Sousa fiton zgjedhjet presidenciale në Portugali

Marcelo Rebelo de Sousa fiton zgjedhjet presidenciale në Portugali

10:46, 25/01/2021
A+ Aa A-

Në Portugali u mbajtën zgjedhjet e dhjeta presidenciale në të cilat për pozitën e shefit të shtetit garuan shtatë kandidatë, ndërsa 72-vjeçari De Sousa fitoi 60,7 për qind dhe siguroi mandatin e dytë pesëvjeçar.

Rebelo de Sousa, i cili pritej gjerësisht të fitonte një mandat tjetër, mori 60.7% të votave, me pothuajse të gjitha rezultatet e deklaruara mes pjesëmarrjes shumë të ulët prej rreth 40%.

Sfiduesja socialiste Ana Gomes doli e dyta me 12.9% të votave, por ajo ishte vetëm pak përpara kandidatit të ekstremit të djathtë André Ventura në vendin e tretë me 11,9%.

Ventura - një aleat i Marine Le Pen i Francës dhe Matteo Salvini i Italisë - siguroi vendin e parë dhe të vetëm parlamentar të partisë së tij në zgjedhjet legjislative 2019, duke fituar mbështetjen e 70,000 votuesve ose 1.3%.

Image

Por zgjedhjet presidenciale të së Dielës panë që ai të sjellë 11.9%, ose pothuajse 500,000 vota.

"Për herë të parë një parti e hapur anti-sistem ka prishur të djathtën tradicionale, me gati gjysmë milioni vota," tha ai të Dielën.

De Sousa në fjalimin fitues paralajmëroi se prioritet në mandatin e ri do të jetë lufta kundër pandemisë COVID-19.

Portugalia regjistroi numrin më të keq të përditshëm të vdekjeve nga koronavirusi të Dielën, me më shumë se 85,000 infeksione dhe pothuajse 1,500 vdekje të raportuara gjatë javës së kaluar .

Kjo është norma më e lartë në të gjithë botën në raport me popullsinë e saj prej më shumë se 10 milion, sipas AFP bazuar në shifrat e qeverisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco