Anthony Fauci ngre alarmin për mutacionet e reja të COVID/19: Mutacioni britanik është 30%...

Anthony Fauci ngre alarmin për mutacionet e reja të COVID/19: Mutacioni britanik është 30%...

09:48, 25/01/2021
A+ Aa A-

Këmbana e alarmit për mutacionin britanik të COVID-19 po bie nga Anthony Fauci në një intervistë që dha dje.

Fauci paralajmëron se mutacioni i ri shumë infektues i COVID-19 i zbuluar për herë të parë në Britani mund të jetë fatal.

‘Mutacioni i COVID-19 në Britaninë e Madhe është shumë ngjitës që do të thotë se fuqia e virusit mund të shkaktojë më shumë dëme në trup, duke përfshirë dhe vdekjen’ është shprehur Fauci për rrjetin amerikan CBS.

Epidemiologu kryesor amerikan pohoi se fillimisht zyrtarët britanik pretenduan se mutacioni i ri i virusit nuk është më vdekjeprurës.

Kjo nuk qëndron më pasi një studim i ri ka treguar se ai është rreth 30% më vdekjeprurës në kategorinë e të moshuarve.

Shkalla mesatare e vdekshmërisë midis 60-vjeçarëve ishte rreth 10 vdekje për 10,000 banorë .

 Por me mutacionin e ri, mesatarja tani është 13 deri në 14 vdekje në të njëjtën popullsi , sipas gazetës amerikane "USA Today".

Mutacioni britanik është konfirmuar në të paktën 22 shtete amerikane, sipas qendrave amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Fauci gjithashtu u shpreh se vaksinat e mundshme të COVID-19 janë efektive dhe për mutacionin britanik .

Sidoqoftë, ai nuk hezitoi të shprehte shqetësimin më të madh në lidhje me mutacionin e Afrikës së Jugut , për të cilin ai tha se duket të jetë më rezistent ndaj vaksinave.

"Duket se po zvogëlon më tej efektivitetin e vaksinës, por ne jemi akoma në këtë nivel të mbrojtjes së vaksinave që kanë një avantazh ndaj viruseve të mutuara ."
 

Ai gjithashtu theksoi: "Ne do të studiojmë rrjedhën e këtyre mutantëve ndërsa evoluojnë. Ajo që ne do të bëjmë është të përgatitemi për mundësinë që ... përfundimisht mund të na duhet të modifikojmë dhe azhurnojmë vaksinat."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco