BE do t’i detyrojë kompanitë të përmbushin kontratat e vaksinave Covid-19

BE do t’i detyrojë kompanitë të përmbushin kontratat e vaksinave Covid-19

09:38, 25/01/2021
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian do të bëjë që kompanitë farmaceutike të respektojnë kontratat që ata kanë nënshkruar për furnizimin me vaksina Covid-19, tha të dielën Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Pfizer Inc javën e kaluar tha se po e ngadalësonte përkohësisht furnizimet në Evropë për të bërë ndryshime në impiantet, që të rrisnin prodhimin. Të premten, AstraZeneca gjithashtu tha që dërgesat fillestare në rajon do të binin për shkak të një problemi në prodhim.

"Ne planifikojmë t'i bëjmë kompanitë farmaceutike të respektojnë kontratat që ato kanë nënshkruar ... duke përdorur mjetet ligjore në dispozicionin tonë," tha Michel në radion Evropa 1.

Ai nuk përmendi sanksionet e mundshme, por tha se BE do të insistojë në transparencë lidhur me arsyet e vonesave.

Ai tha se pas paralajmërimeve të para të Pfizer për vonesat prej disa javësh, BE kishte arritur t’i zvogëlonte këto vonesa duke mbajtur një qëndrim të ashpër.

"Ne goditëm me grusht në tryezë dhe në fund vonesat e njoftuara prej disa javësh, u shndërruan në  ngadalësim të dërgesave," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco