Izraeli hap edhe ambasadën në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi normalizoi lidhjet

Izraeli hap edhe ambasadën në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi normalizoi lidhjet

09:31, 25/01/2021
A+ Aa A-

Izraeli hapi një ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën, tha Ministria e tij e Jashtme, një lëvizje historike kjo katër muaj pasi shteti hebre dhe shteti i Gjirit normalizuan lidhjet.

"Sot ambasada izraelite në Abu Dhabi është hapur zyrtarisht, me mbërritjen e kreut të misionit Eitan Naeh," tha ministria në një deklaratë.

"Ambasada izraelite në Emiratet e Bashkuara Arabe do të avancojë marrëdhëniet midis vendeve në të gjitha nivelet."

Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me Bahreinin, nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA në shtator për të normalizuar marrëdhëniet me shtetin hebre.

Marrëveshjet, të njohura si "Marrëveshjet e Abrahamit", shkatërruan një konsensus të vjetër arab sipas të cilit nuk duhet të kishte normalizim me Izraelin derisa të arrihej një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse me palestinezët.

Palestinezët e dënuan marrëveshjet si një "goditje në shpinë".

Ambasada izraelite në Abu Dhabi do të veprojë nga "zyra e përkohshme" deri në gjetjen e një objekti të përhershëm, tha deklarata e ministrisë së jashtme.

Misioni do të "zgjerojë lidhjet me qeverinë e Emirateve, organet financiare dhe sektorin privat, universitetet, mediat dhe më shumë", shtoi ai.

Ministri i Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi e mirëpriti masën, duke thënë se ambasada do të "mundësojë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Izraelit dhe Emirateve”.

Në fillim të këtij muaji, edhe Sudani i nënshkroi Marrëveshjet e Abrahamit, duke u bërë vendi i tretë arab që e bëri këtë dhe i katërti që normalizon marrëdhëniet diplomatike me shtetin hebre në po kaq muaj.

Maroku gjithashtu normalizoi lidhjet me Izraelin në dhjetor, në një lëvizje “quid pro quo” diplomatike që pa Uashingtonin të mbështeste sundimin maroken mbi rajonin e diskutueshëm të Saharasë perëndimore.

Deri vitin e kaluar, vetëm Egjipti në 1979 dhe Jordania në 1994 i kishin normalizuar lidhjet me Izraelin.

Gjithashtu të dielën, qeveria Izraelite i dha dritën jeshile marrëveshjes me Marokun, përpara miratimit të saj përfundimtar nga parlamenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco