Gruaja nuk njohu veten në foto, qëllon me thikë burrin duke menduar se e tradhtonte

Gruaja nuk njohu veten në foto, qëllon me thikë burrin duke menduar se e tradhtonte

13:09, 24/01/2021
A+ Aa A-

E verbuar nga xhelozia, ajo nuk e dalloi se ishte vetë ajo në fotografi, dhe mendoj se burri kishte një të dashur.

Një grua e tërbuar nga xhelozia e theri burrin e vet disa herë me thikë, pasi mendoi se ai e ka tradhtuar me një femër tjetër, shkruan “DailyStar”.

Ajo pa disa fotografi të tij me një grua tjetër, por me sa duket ishin fotografi të tyre, kur gruaja kishte qenë më e re.

Autoritetet lokale e kanë prezantuar sulmuesen si Leonora N, nga Meksika.

Ajo i ka shkaktuar plagë të shumëfishta me thikë ndaj burrit të saj Juan N, pasi zbuloi fotografitë në celularin e tij.

Burri, i cili me mezi arriti të largoje thikën nga duart e saj, i shpjegoi se ato fotografi ishin bërë kur të dy ishin më të ri dhe të dobët.

Ai i tregoi gruas se i kishte digjitalizuar fotografitë që t’i ruaje në telefon.

Fatmirësisht policia arriti në skenë pasi fqinjët lajmëruan policinë sepse dëgjuan zhurma dhe britma nga shtëpia e tyre.

Mediat lokale raportuan se gruaja është e arrestuar, dhe në pritje të akuzave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco