VIDEO/ Ishin të bllokuar 600 metra nën tokë, nxirren 9 minatorët në Kinë, mister fati i të tjerëve

VIDEO/ Ishin të bllokuar 600 metra nën tokë, nxirren 9 minatorët në Kinë, mister fati i të tjerëve

08:52, 24/01/2021
A+ Aa A-

Shpëtuesit në Kinë kanë liruar nëntë minatorë që janë bllokuar 600 metra nën tokë për dy javë, raportojnë mediat shtetërore.

 Ata ngecën nën tokë që kur një shpërthim mbylli tunelin hyrës në minierën e arit Hushan në provincën Shandong më 10 janar.

Njëmbëdhjetë minatorë fillimisht dihej që i mbijetuan shembjes, por një më vonë vdiq.

Autoritetet vendosën lidhje telefonike si dhe dërguan ilaçe dhe ushqim përmes një tuneli të ngushtë dhe të gjatë.

Shkaku i shpërthimit që vulosi hyrjen e minierës ende nuk dihet.

Pamjet televizive treguan se minatori i parë doli në sipërfaqe, ndërsa punëtorët e urgjencës brohorisnin. Atij iu lidhën sytë për të mbrojtur nga drita dhe u dërgua menjëherë në spital për mjekim.

Minatori i nxjerrë në sipërfaqe ishte “jashtëzakonisht i dobët”, thanë mediat kineze cituar nga BBC.

Rreth një orë pas shpëtimit të tij, tetë minatorë të tjerë u nxorën nga një seksion tjetër i minierës. CCTV tha se një nga minatorët midis këtij grupi u plagos.

Dy të tjerë besohet se janë ende gjallë brenda minierës, në pritje të shpëtimit.

Fati i një grupi të dytë prej 11 minatorësh të bllokuar nga shpërthimi është i paqartë – autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të komunikojnë me ta, pavarësisht uljes së ushqimit dhe mesazheve në zona të tjera të minierës.

Ky njeri i parë që do të shpëtohej ishte bllokuar në një pjesë të ndryshme të minierës së arit tek grupi kryesor prej 10 vetash që kanë marrë ushqim dhe ilaçe për ditë me radhë.

Përpjekjet e shpëtimit janë përshpejtuar në mënyrë të konsiderueshme, pasi një tunel për t’i arritur ata kërkon javë të tëra për t’u hapur.

Grupi i zbuluar gjallë u tha shpëtimtarëve se kishin krijuar komunikim me një minator të vetmuar rreth 100 metra poshtë tyre, por që atëherë kishin humbur lidhjet me të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco