Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

U vaksinua para grupeve prioritare, dorëhiqet gjenerali në Spanjë

U vaksinua para grupeve prioritare, dorëhiqet gjenerali në Spanjë

22:48, 23/01/2021
A+ Aa A-

Duke shkaktuar zemërimin e publikut, një gjeneral në Spanjë dha dorëheqjen të shtunën, pas akuzave të ngritur në media se ai kishte marrë vaksinën kundër koronavirusit përpara grupeve prioritare.

Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles i kishte kërkuar gjeneral Miguel Angel Villaroya, shefi i shtabit të mbrojtjes, shpjegime pas lajmeve se ai kishte marrë vaksinën jashtë radhe.

Më pas në një deklaratë për shtyp, Ministria e Mbrojtjes  nënvizoi se gjenerali nuk kishte asnjëherë si synim të përfitonte nga pozicioni i lartë, duke dëmtuar në këtë mënyrë imazhin e Forcave të Armatosura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco