Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

‘Mutacioni po përhapet me shpejtësi’/ 20 pacientë e punonjës të infektuar, ngrihet spitali karantinë në Berlin

‘Mutacioni po përhapet me shpejtësi’/ 20 pacientë e punonjës të infektuar, ngrihet spitali karantinë në Berlin

21:41, 23/01/2021
A+ Aa A-

Autoritetet gjermane e kanë kthyer në spital karantinë në një qendër shëndetësore në Berlinit, pasi 20 pacientë dhe anëtarët e stafit, u testuan pozitivisht për variantin më ngjitës të koronavirusit të ri.

Ky variant duket se po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Numri i njerëzve që po trajtohen ose punojnë në Spitalin Humboldt me variantin B117 mund të rritet më tej në ditët në vijim, tha një zëdhënëse e Vivantes, një kompani administrimi e spitalit publik.

Karantinë do të thotë që Spitali Humboldt nuk do të pranojë më pacientë të rinj.

Të enjten, Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë protestën ndaj procesit të ngadaltë të vaksinimit dhe në të njëjtën kohë mbrojnë vendimin për zgjatjen e masave kufizuese, duke shpjeguar se është e nevojshme të frenohet përhapja e vaksinës së re./ BW/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco