Shërohet personi i sëmurë më gjatë nga Covid-19/ Ja sa ditë qëndroi në spital

Shërohet personi i sëmurë më gjatë nga Covid-19/ Ja sa ditë qëndroi në spital

21:01, 23/01/2021
A+ Aa A-

Nga shumë njerëz konsiderohet si personi që virusi mbajti më gjatë sëmurë që nga nisja e pandemisë, por 74 vjeçari nga Britania e Madhe është shëruar ditët e fundit nga koronavirusi.

Avokati në pension Jeffrey Woolf qëndroi në spital për 306 ditë dhe fatmirësisht tashmë ja ka dalë të shërohet.

Woolf për 67 ditë qëndroi në intubim dhe mjekët lajmëruan djemtë e tij që të përgatiteshin për më të keq, por në korrik gjendja e tij u përmirësua dhe ai arriti të zgjohej nga koma.

Pasi doli nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, ish avokati është dërguar në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizë të pjesshme./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco