Mbrojtën Biden gjatë inagurimit, infektohen me Covid 200 ushtarë

Mbrojtën Biden gjatë inagurimit, infektohen me Covid 200 ushtarë

17:57, 23/01/2021
A+ Aa A-

Pasi ishin pjesë e sigurisë për ceremoninë e Presidentit të ri amerikan Joe Biden, të paktën 200 ushtarë të Gardës Kombëtaretë cilët kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Numri i trupave të Gardës Kombëtare që dolën pozitivë mund të rritet, por ishte ende një pjesë e vogël e më shumë se 25,000 trupave të dislokuar në Washington, raportojnë mediat amerikane.

Qeveria amerikane vendosi masa të pashembullta sigurie në qytet pas sulmit në Kapitol nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump më 6 janar, duke përfshirë gardhe të mbushura me tela dhe pika kontrolli të drejtuara nga Garda Kombëtare.

Ndërkohë në SHBA janë raportuar për të dytën ditë radhazi mbi 4,000 viktima nga COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco