Shifra të larta të infektuarish në Itali/ Humbin jetën 488 persona nga Covid

Shifra të larta të infektuarish në Itali/ Humbin jetën 488 persona nga Covid

17:48, 23/01/2021
A+ Aa A-

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve me Covid në Itali, ku gjatë 24 orëve janë konfirmuar të infektuar me Covid 13 331 raste të reja dhe kanë humbur jetën 488 persona.

Ndërkohë janë shëruar 16 062 pacientë duke e rritur në 1 871 189 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga Covid.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Itali ka shkuar në 2,455,185 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 85,162 qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco