Shuhet në moshën 87 vjeçare ikona e programeve televizive amerikane

Shuhet në moshën 87 vjeçare ikona e programeve televizive amerikane

17:07, 23/01/2021
A+ Aa A-

Larry King, drejtuesi i programeve televizive dhe intervistues i mijëra personazheve, ka vdekur në moshën 87 vjeçare.

King vdiq të shtunën në mëngjes në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, njoftoi me një deklaratë Ora Media, studioja dhe rrjeti që ai bashkë-themeloi.

Nuk u dha asnjë shkak i vdekjes, por ai ishte shtruar në spital me një infeksion COVID-19, sipas disa raportimeve të mediave.

"Për 63 vjet dhe në të gjithë platformat e radios, televizionit dhe medias dixhitale, shumë mijëra intervista, çmime dhe vlerësime globale të Larry, qëndrojnë si një dëshmi e talentit të tij unik dhe të qëndrueshëm si drejtues", thuhej në deklaratë.

King i intervistoi të gjithë, që nga udhëheqësit botërorë dhe të famshëm, deri te kriminelët dhe teoricienët e konspiracionit, gjatë 6,000 episodeve nga 1985 deri në 2010./ FoxNews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco