Ndragheta/ Operacioni policor dërgon 48 persona në pranga

Ndragheta/ Operacioni policor dërgon 48 persona në pranga

15:42, 23/01/2021
A+ Aa A-

 

48 persona janë vënë në pranga nga policia italiane, si pjesë e një operacioni kundër organizatës mafioze Ndragheta, i koduar si ‘profili i ulët”.

Burime policore pretendojnë përfshirje të pjesëtarëve të partisë së Unionit të Qendrës, UDC Lorenzo Cesa dhe Francesco Talarico. Lajmi është një goditje për kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili po shpresonte të siguronte mbështetjen e UDC për të forcuar shumicën e koalicionit qeverisës, edhe pse ideja u refuzua nga ministri i jashtëm i “5 Yjeve”, Luigi Di Maio.

Policia bastisi banesën e sekretarit të unionit të qëndrës e gjithashtu eurodeputetit Cesa, ndërsa sekretari rajonal për Kalabrinë, Talarico, është në arrest shtëpie.

Të dy ata akuzohen për përpjekje të blerjes së votave me ndihmën e mafias. Në disa përgjime eurodeputeti Lorenzo Cesa dëgjohej teksa shprehte interesin për të hyrë me tendera në spitalet në Shqipëri. Hetimi tregoi lëvizje ilegale të parave me vlerë mbi treqind milion euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco