Po xhironte video në Tik Tok, të riun e shtyp për vdekje treni

Po xhironte video në Tik Tok, të riun e shtyp për vdekje treni

12:16, 23/01/2021
A+ Aa A-

 

Një i ri ka humbur jetën pasi u përplas nga treni në Pakistan, ndërkohë që ishte duke regjistruar një video për ta postuar më vonë në TikTok.

Aksidenti ndodhi të premten në periferi të Rawalpindi, pranë kryeqytetit pakistanez Islamabad. Hamza Navid, 18 vjeç, ishte duke ecur përgjatë shinave të trenit ndërsa një mik po e filmonte, tha Raza Rafakat Zaman,  zëdhënës i shërbimeve lokale të ndihmës së shpejtë.

“Treni që po afronte e goditi ndërsa ai pozoi për një video dhe ecte në shina”, shtoi Zaman. Shërbimet e ndihmës së shpejtë nxituan në zonë, vazhdoi ai, por i riu kishte vdekur në vend.

Miqtë e viktimës u thanë shërbimeve të ndihmës së parë që ai dëshironte të postonte videon që po xhironte në TikTok dhe llogaritë e tjera të mediave sociale që ai kishte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco