Greqia rrit edhe më gatishmërinë për mutacionet e virusit

Greqia rrit edhe më gatishmërinë për mutacionet e virusit

11:48, 23/01/2021
A+ Aa A-

Mes shqetësimit global për shfaqjen e mutacioneve të  koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë në Athinë ka njoftuar krijimin e një rrjeti mbarëkombëtar për monitorimin sistematik të këtyre varianteve.

Rrjeti përfshin laboratorë në universitete dhe spitale që kryejnë teste zbulimi të SARS-CoV-2 si dhe Organizatën Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY), të cilët kanë për detyrë dërgimin e mostrave nga i gjithë vendi për analiza të mëtejshme te Fondacioni i Kërkimeve Biomjekësore i Akademia e Athinës

"Ne po vazhdojmë me krijimin e një rrjeti për forcimin e kontrolleve në të gjithë Greqinë," tha Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias të premten, pasi thirri një takim në ministri ku morën pjesë kreu i këshillit shkencor të BRFAA Dimitris Thanos, Presidenti i EODY Panagiotis Arkoumaneas dhe profesorët e epidemiologjisë Sotiris Tsiodras, George Sourvinos, Dimitris Paraskevis dhe Gkikas Magiorkinis.

Sistemi do të jetë "një rrjet vigjilence, mbikëqyrjeje dhe diagnostikimi të shtameve mutante, në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta epidemiologjike", tha ai. "Kjo do të na lejojë të kemi një analizë të duhur epidemiologjike dhe qeveria të marrë vendimet e duhura."

Greqia tashmë ka identifikuar 26 raste të llojit britanik i cili mendohet të jetë më ngjitës. Në të paktën dy raste, individët e prekur nga ky lloj nuk kishin udhëtuar jashtë vendit dhe as kishin qenë në kontakt me njerëz që kishin udhëtuar kohët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco