A do të jetë Elizabeth II Mbretëresha e fundit e Britanisë së Madhe?!

A do të jetë Elizabeth II Mbretëresha e fundit e Britanisë së Madhe?!

10:41, 23/01/2021
A+ Aa A-

Clive Irving, redaktori themelues i Conde Nast Traveller dhe një kolumnist në Daily Beast vendosi të shkruante një biografi të Mbretëreshës Elizabeth, ku ndër të tjera ai beson se kjo do të jetë mbretëresha e fundit e Anglisë.

Në biografinë e publikuar nga Irving ndër të tjera citon se trashëgimtarët e fronit janë meshkuj dhe deri në fundit e mbretërimit të princit George nuk do të ketë asnjë femër pretendente.

“E gjithë historia e mbretëreshave në Angli do të përfundojë me atë aktuale. Elizabeth II është personi që kaloi më shumë kohë si mbretëreshë në historinë e Britanisë së Madhe dhe ka shumë të ngjarë të jetë mbretëresha e fundit e Anglisë”, tha ai për Daily Express.

Irving beson se me mbarimin e mbretërimit të Elizabeth II, mund të jetë fundi i monarkisë, pasi brezat e rinj gjithnjë e më shumë vënë në dyshim rolin e kurorës mbretërore në jetën e tyre

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco