Zyrtari iranian: Joe Biden mundet të shpëtojë marrëveshjen bërthamore

Zyrtari iranian: Joe Biden mundet të shpëtojë marrëveshjen bërthamore

10:33, 23/01/2021
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammed Javad Zarif, tha se administrata e presidentit amerikan Joe Biden mund ta shpëtojë marrëveshjen bërthamore por "dritarja e mundësisë" nuk do të jetë e hapur përgjithmonë.

Revista amerikane "Foreign Affairs" publikoi artikullin e ministrit Zarif ku ai vlerësoi administratën e presidentit të ri amerikan Joe Biden, marrëveshjen bërthamore dhe sanksionet.

Zarif tha se administrata e Biden-it duhet ta bëjë hapin e parë për të kompensuar politikën e presionit maksimal të Trump-it, për të cilën theksoi se ka dështuar, duke shtuar se "SHBA nuk mund të përmirësojë aq lehtë gabimet e bëra".

"Administrata e Biden-it mund ta shpëtojë marrëveshjen bërthamore por me kusht që të ketë vullnet të vërtetë politik në Washington. 'Dritarja e mundësisë' nuk do të jetë e hapur përgjithmonë për administratën e re në SHBA. Washingtoni është ai që duhet të bëjë hapin e parë", deklaroi Zarif.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco