Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Britania drejt bllokimit total, Johnson ngre alarmin: Virusi mutant Kent është më vdekjeprurës…

Britania drejt bllokimit total, Johnson ngre alarmin: Virusi mutant Kent është më vdekjeprurës…

18:28, 22/01/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Boris Johnson tha sot se varianti Kent i koronavirusit duket se është 30 përqind më vdekjeprurës sesa versionet e mëparshme të Covid-19.

Me sa duket, kryeministri Johnson ka refuzuar të përjashtojë kufizimet drakoniane që zgjasin edhe gjatë verës, pavarësisht një sërë të dhënash që sugjerojnë se më e keqja e valës së dytë ka kaluar.

Autoritetet shëndetësore pretendojnë se norma R e Britanisë ka rënë nën nivelin 1 dhe ekspertët vlerësuan se rastet ditore janë përgjysmuar brenda dy javësh dhe vetë statistikat e Departamentit të Shëndetësisë tregojnë se infeksionet ditore kanë rënë çdo ditë për gati dy javë.

Ditën e sotme u regjistruan 40,261 raste pozitive dhe 1,401 viktima.

Duke sfiduar presionin në rritje për të lehtësuar masat aktuale, Z. Johnson paralajmëroi sot se Shëndeti Publik është ende nën presion të madh dhe masat do të hiqen vetëm kur situata të jetë "e sigurt"./ Dailymail/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco