Në alarm nga variant i ri, Britania drejt izolimit të plotë/ 500 paund për njerëzit që rezultojnë pozitivë…

Në alarm nga variant i ri, Britania drejt izolimit të plotë/ 500 paund për njerëzit që rezultojnë pozitivë…

17:39, 22/01/2021
A+ Aa A-

Pas rritjes së rasteve me variantin e ri të COVID-19, autoritet britanike janë vendosur në alarm, duke konsideruar si masë mbylljen e plotë të kufijve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mjedisit, George Eustice, i cili nuk mohoi raportet se qeveria po konsideronte të jepte 500 paund për njerëzit që rezultojnë pozitivë, në mënyrë të tillë që ata të motivohen që të izolohen.

“Për momentin ekziston shqetësimi për numrin e shtimeve të mutacionit.”, tha sot ministri për Sky News. Kujtojmë se ditën e martë ajo regjistroi rritjen më të lartë ditore në vdekjet e lidhura me koronavirus. Ndërkohë që ky shtet ka arritur rreth 4 milionë persona të vaksinuar, shifra më e lartë në kontinent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco