Plas skandali/ Mjekëve iu injektua ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid

Plas skandali/ Mjekëve iu injektua ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid

16:37, 22/01/2021
A+ Aa A-

Këtë të premte, mediat italiane kanë raportuar një skandal në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit të Pfizer.

Sipas “Tgcom”, në Spitalin Rovereto të Italisë punonjësve shëndetësor iu kanë injektuar ujë fiziologjik (serum), në vend të vaksinës kundër Covid-19.

Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe kujt i është injektuar uji fiziologjik.

Për ti dhënë një përgjigje kësaj situate, të gjithë punonjësit shëndetësor do të duhet të bëjnë testin sterologjik, shkruajnë mediat italiane.

Të gjithë personat që janë vaksinuar atë ditë kanë marrë një telefonatë për të bërë testin e antitrupave. Në këtë mënyrë, do të kuptojnë se cfarë ka ndodhur me vaksinën.

Mediat lokale janë përpjekur që të kontaktojnë me kompaninë e shëndetësisë për të mësuar se çfarë ka ndodhur, por nuk kanë asnjë informacion. Sipas Il Dolomiti, ngjarja ka ndodhur më 15 Janar, po mbetet e paqartë nëse është përsëritur ditë të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco