Hungaria del nga rradhët, marrëveshje për 2 milionë doza të vaksinës ruse Sputnik V

Hungaria del nga rradhët, marrëveshje për 2 milionë doza të vaksinës ruse Sputnik V

14:46, 22/01/2021
A+ Aa A-

Hungaria ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë 2 milion doza të vaksinës ruse Sputnik V Covid, vendi i parë i BE që e bën këtë, tha ministri i jashtëm Peter Szijjarto në një konferencë gjatë bisedimeve në Moskë, raporton Reuters.

Me porosinë e saj për vaksinën Covid të Rusisë, Hungaria është anëtari i parë i BE-së që thyen radhët dhe miraton në mënyrë të njëanshme  vaksinën ndërsa zhgënjimet po shtohen në Evropë për vonesat në furnizimet e vaksinave dhe që po pengojnë një rimëkëmbje sa më të shpejtë ekonomike.

Rregullatori i ilaçeve i BE-së ende nuk ka miratuar vaksinën ruse ose AstraZeneca

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pritet të vendosë për vaksinën e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit në 29 Janar. Rusia të mërkurën paraqiti regjistrimin e vaksinës Sputnik në BE përpara një rishikimi të EMA muajin tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco