Stafi nuk ia duroi më arrogancën, mëkëmbësja e Mbretëreshës në Kanada jep dorëheqjen

Stafi nuk ia duroi më arrogancën, mëkëmbësja e Mbretëreshës në Kanada jep dorëheqjen

12:54, 22/01/2021
A+ Aa A-

Guvernatorja e përgjithshme e Kanadasë - mëkëmbësja e Mbretëreshës - ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se ajo krijonte një ambient toksik pune, në të cilin personeli stresohej deri në lot.

Julie Payette u largua vetëm disa orë pasi zyrtarët e lartë lexuan përfundimin e një hetimi të pavarur mbi abuzimin verbal të saj dhe stresin që shkaktonte 57-vjeçarja.

Hetimi pasoi një raport nga Korporata Kanadeze e Transmetimit (CBC) në të cilën dhjetëra punonjës  anonimë pretenduan se znj. Payette shpërthente me inat në zyrë dhe në udhëtimet jashtë vendit, e keqtrajtonte personelin derisa edhe qanin dhe e quajti punën e një punonjësi, “shit”.

Njëri i tha CBC se Rideau Hall - vendbanimi dhe vendi i punës i guvernatores së përgjithshme – ishte kthyer në një "shtëpi të tmerreve" nën drejtimin e zonjës Payette, duke bërë që personeli prej një kohë të gjatë të largohej në grup.

"Unë kam arritur në përfundimin që një Guvernator i ri i Përgjithshëm duhet të emërohet. Kanadezët meritojnë stabilitet në këto kohë të pasigurta," tha zonja Payette në një deklaratë që njoftonte largimin e saj, duke shtuar se ajo ishte e penduar për tensionet që kishin lindur me personelin.

Kryeministri Justin Trudeau - i cili e zgjodhi atë për rolin në tetor 2017 për një mandat pesë-vjeçar - tha se shqetësimet e vendit të punës të ngritura nga stafi gjatë shqyrtimit do të shqyrtoheshin.

Ai nuk e falënderoi atë edhe pse e përshkroi vitin e kaluar kur hetimi nisi si "një guvernatore e shkëlqyer e përgjithshme".

Zonja Payette ishte ish-astronautja kryesore e vendit dhe kanadezja e parë që shërbeu në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kandidatët e mundshëm për Guvernator të Përgjithshëm supozohet të verifikohen nga një komitet i posaçëm, një hap që kryeministri kanadez Trudeau e injoroi kur rekomandoi znj. Payette për këtë post.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco