Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Biden prezanton planin kundër pandemisë, por paralajmëron se ditët më të errëta akoma nuk kanë ardhur

Biden prezanton planin kundër pandemisë, por paralajmëron se ditët më të errëta akoma nuk kanë ardhur

10:23, 22/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka njoftuar strategjinë kombëtare për të nxjerrë Amerikën nga gjendja e zymtë me koronavirusin.

Ai paralajmëroi se edhe me përpjekjet e tij akoma nuk ka ardhur më e keqja.

Biden trashëgoi një pandemi të dalë nga kontrolli kur ai mori detyrën të mërkurën. SHBA që nga dhjetori po regjistron mbi 140 mijë raste ditore të koronavirusit, ndërkohë në ditën e inaugurimit si president i ri i SHBA-ve vdekjet ditore arritën nivelin më të lartë që nga shpërthimi, përkatësisht me 4.377 viktima të regjistruara.

Sipas të dhënave nga Universiteti "John Hopkins", numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 408.011.

"Më lejoni të jem i qartë, gjërat do të vazhdojnë të përkeqësohen para se ato të përmirësohen", tha Biden në Shtëpinë e Bardhë, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve me gjasë do të kalojë 500 mijë në muajin shkurt.

"Ne nuk u futëm në këtë rrëmujë brenda natës dhe do të nevojiten muaj që të kthejmë gjërat. Por, më lejoni të jem i qartë, ne do ta kalojmë këtë. Ne do ta mposhtim këtë pandemi", u shpreh ai.

Për të përshpejtuar rimëkëmbjen, Biden lëshoi disa urdhra ekzekutive që mundësojnë një gamë të gjerë masash për të frenuar përhapjen, përfshirë maska që duhen mbajtur në të gjitha udhëtimet masive ndërshtetërore, të tilla si në autobusë, trena dhe aeroplanë. Ai po ashtu urdhëroi që të gjithë vizitorët në SHBA të posedojnë test negativ dhe të vetë-karantinohen pas mbërritjes.

Përveç kësaj, dekretet e presidentit kërkojnë përforcimin e testimit dhe vaksinimeve COVID-19. Ai po ashtu do të krijojë një Task-forcë të barazisë shëndetësore që do të ketë për detyrë rritjen e besimit të publikut në vaksinat e koronavirusit dhe luftimin e "fushatave dezinformuese që tashmë janë duke u zhvilluar" përderisa administrata synon të vaksinojë 100 milionë njerëz në 100 ditët e para të presidencës së Bidenit.

"E di që këto hapa të guximshme dhe praktike nuk do të vijnë me lehtësi, por mosarritja për ta bërë këtë do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Ne jemi në një emergjencë kombëtare dhe është koha ta trajtojmë atë si një të vetme", tha Biden.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco