Vodhi vaksinat kundër Covid, shkarkohet mjeku amerikan, ja kujt ia dha dozat

Vodhi vaksinat kundër Covid, shkarkohet mjeku amerikan, ja kujt ia dha dozat

10:03, 22/01/2021
A+ Aa A-

Një mjek në Teksas të Shteteve të Bashkuara është shkarkuar nga puna dhe është ngarkuar me akuzë kriminale pasi dyshohet se ka vjedhur një paketim të vaksinës kundër Covidit që përmbante nëntë doza, duke ua dhënë ato miqve dhe familjarëve.

Autoritetet dyshojnë se Dr. Hasan Gokal, i cili punonte në sektorin e shëndetit publik në rajonin Harris, vodhi doza të vaksinës së kompanisë Moderna përderisa ishte duke punuar në një qendër vaksinimi në Humble më 29 dhjetor.

Rasti raportohet se u zbulua pasi Gokal u mburr para një kolegu për këtë vepër. Më pas, bashkëpunëtori e raportoi këtë rast te mbikëqyrësit, shkruan Daily Mail.

Prokurorët më vonë vlerësuan se mjeku 48 vjeç e kishte përdorur paketimin për t’ua dhënë vaksinën nëntë personave, përfshirë bashkëshorten.

“Ai e abuzoi pozitën për t’i vendosur në radhë të vaksinimit personat që nuk i janë nënshtruar procesit ligjor për të qenë aty”, tha prokurorja rajonale, Kim Ogg.

“Ajo që bëri ai ka qenë ilegale dhe për këtë do të mbahet përgjegjës sipas ligjit”, shtoi prokurorja.

Sipas saj, mjeku i dyshuar i injoroi protokollet që kërkojnë përparësi për punëtorët në vijën e parë të frontit kur është fjala për vaksinim kundër sëmundjes Covid-19.

Avokati i mjekut, Paul Doyle, tha se klienti i tij nuk ka bërë asgjë të gabuar, duke këmbëngulur se paketimi ishte i dëmtuar dhe mjeku thjesht dëshiroi që të mos e çonte dëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco