VIDEO/ Vila e Putinit ka edhe furçë tualeti të artë

VIDEO/ Vila e Putinit ka edhe furçë tualeti të artë

09:26, 22/01/2021
A+ Aa A-

Një goditje spektakolare për armikun e përjetshëm. Dy ditë pas arrestimit në aeroportin e Moskës, kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny ka publikuar një video sensacionale në YouTube.

Ai denoncon se si presidenti rus Vladimir Putin ka ndërtuar një pallat luksoz në Detin e Zi, me një vlerë prej të paktën 1.1 miliardë euro. Ai e quan këtë ryshfetin më të madh në histori. vila është e rrethuar nga një hapësirë prej 68 hektarë.

Ajo ka një fermë, një vreshtë, një zonë për helikopterët, një port, një amfiteatër madje edhe një sallë për hokej në akull. Pamjet me dron tregojnë një oborr fiorientin me shatërvanë mermeri.

Vila ka edhe një kazino brenda, një bar karaoke dhe një lokal striptizmi. Nga kërkimet e tij, Navalny ka zbuluar se vila ka edhe furça tualeti të artë me vlerë 700 euro dhe mbajtëse të letrave higjienike të arta me vlerë 1 mijë euro.

Videoja është klikuar së paku 53 milionë herë, një sukses i madh.

Kremlini e ka mohuar se vila është në pronësi të Putin. Mediat e këtij vendi kanë heshtur.

“Pallati ka portin e tij, një kishë, një sistem lejesh për të lëvizur, një zonë ndalim fluturimi, edhe një postbllok në kufi. Është absolutisht një shtet i ndarë brenda Rusisë,” thotë Navalny.

Sipas tij, ndërtimi i pallatit luksoz është siguruar falë parave të korrupsionit.

Në pallat ka një kinema, një palestër, një pishinë të brendshme dhe një qilar për verë. Pallati ka edhe një tunel që e lidh direkt me plazhin.

“Është godina më e ruajtur në Rusi. Nuk është një shtëpi fshati apo një rezidencë, është një qytet i tërë, madje një mbretëri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pse?22/01/2021 13:41

Putini, sikurse çdo President në botë do krijojë mirëqënien e tij. Ilir Meta supervile ne Tiranë dhe në zona klimatike, Sali Berisha supervila ne zona klimatike i biri Zeni është bërë Mr. Maldive bashkë me blogeren, Edi Rama SurrelGate, Vlora dhe Bregu ne pronësi të tij, Arben Ahmetaj me supervilë në Qerret.... NIkolli, Balluku, Taulanti......Lëreni Putinin rehat se atij vendi Rusisë i kemi miliarda dollare qe nga koha e lugatit Enver Hoxha. Shut UP!

Shto koment

Denonco