Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

'Certifikata e vaksinimit kundër koronavirusit, jo dokument udhëtimi'

'Certifikata e vaksinimit kundër koronavirusit, jo dokument udhëtimi'

09:10, 22/01/2021
A+ Aa A-

Në një vide-konferencën udhëheqësit e vendeve anëtare të BE diskutuan çështjen e certifikatave për vaksinimin kundër Covid-19 dhe arritën në përfundimin se në këtë moment nuk mund të flitet për përdorimin e tyre si një dokument udhëtimi.

Certifikata e vaksinimit si dokument janë një nevojë mjekësore që tashmë është standardizuar në botë. "Pyetja e dytë është se për çfarë tjetër mund të përdoren dhe kjo ende nuk është shqyrtuar me kujdes dhe është miratuar përfundimisht me konsensus," tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel pas takimit të enjten mbrëma.

Pas takimit që ai kryesoi, Michel theksoi se çertifikatat e vaksinimit si një "dokument udhëtimi" nuk mund të diskutohen pa informacion të konfirmuar nëse personi i vaksinuar është akoma bartës i virusit ose sa zgjat imunizimi.

"Ka gjithashtu çështje politike në lidhje me respektimin e të drejtave të atyre që nuk kishin qasje në vaksinë ose nuk u lejuan ta marrin atë për ndonjë arsye, si dhe çështja e mbrojtjes së të dhënave personale", thotë Michel.

Ai vëren se në BE, një përdorim i ndryshëm i certifikatës për vaksinimin kundër Covid-19, përveç informacionit bazë mjekësor, do të diskutohet më hollësisht në të ardhmen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco