Kush është Butch Bowers që Trump ka zgjedhur për të luftuar betejën e tij të fajësimit?!

Kush është Butch Bowers që Trump ka zgjedhur për të luftuar betejën e tij të fajësimit?!

09:03, 22/01/2021
A+ Aa A-

Ish presidenti Donald Trump ka punësuar avokatin e Karolinës së Jugut Butch Bowers për ta përfaqësuar atë në gjyqin e tij të fajësimit nga Senati për nxitjen e kryengritjes në Kapitol është shprehur një burim i brendshëm i ish- presidentit.

Bowers nuk është shumë i njohur në skenën kombëtarë, por ai ka përfaqësuar ish guvernatorët republikanë në Karolinën e Jugut dhe ka shërbyer në Departamentin e Drejtësisë të Sh.B.A në kohë e ish Presidentit Republikan George W.Bush sipas faqes së tij në intërnet.

Gjithashtu burimi shton se ishte senatori republikan Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, një aleat i Trump që ja ka rekomanduar.

Në 2012, Bowers përfaqësoi Guvernatorin e atëhershëm Nikki Haley në një seancë mbi akuzat se ajo merrej me lobim të paligjshëm ndërsa ishte përfaqësuese e shtetit. 

Haley fitoi gjyqin.

Në vitin 2009, Bowers përfaqësoi Guvernatorin e atëhershëm Mark Sanford në një seancë etike mbi përdorimin e tij të një avioni shtetëror për një udhëtim të fshehtë pesë-ditor në Argjentinë për të takuar gruan me të cilën ai kishte një lidhje jashtëmartesore.

 Sanford ra dakord të paguante 74,000 dollarë për të zgjidhur çështjen, por ai vazhdoi ti mohonte akuzat.

Bowers, i njohur gjithashtu si Karl Smith Bowers Jr., është një i diplomuar në shkollën juridike të Universitetit Tulane, ka firmën e tij të avokatisë dhe është i lidhur me Miller Law Group.

"Gjithmonë e kam parë atë të jetë kompetent dhe etik," tha avokati i Karolinës së Jugut Jay Bender, një Demokrat që e njeh Bowers profesionalisht për më shumë se 20 vjet.

Gjyqi i Trump ka të ngjarë të fillojë diku rreth mesit të shkurtit në mënyrë që t'i jepet Bowers kohë për t'u përgatitur, u tha të enjten senatori republikan Mike Braun.

 

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga DemokratëT më 13 janar e bëri Trump presidentin e parë të SHBA që u fajësua dy herë, duke e akuzuar atë për nxitje të një kryengritje, të përqendruar në një fjalim ndezës që ai mbajti para mijëra mbështetësve në trazirat e 6 janarit që ndodhën në Kapitol.

Në fillim të këtij muaji, Rudy Giuliani ishte gati të ndihmonte në mbrojtjen e presidentit, thanë njerëzit e njohur me këtë çështje.

Por ditët e fundit, Giuliani tha se nuk do ta bënte këtë, duke përmendur pjesëmarrjen e tij në tubim pak para sulmit në Kapitol. 

Giuliani drejtoi ekipin ligjor që u përpoq pa sukses për të përmbysur humbjen e Trump në zgjedhje. 

Përpjekja shpesh kaotike goditi më tej reputacionin e ish-kryetarit të bashkisë së New York-ut.

ImageImage

Butch Bowers dhe familja e tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco