VIDEO/ Qeni besnik pret me ditë tek dera e spitalit turk të shohë të zotin e vet

VIDEO/ Qeni besnik pret me ditë tek dera e spitalit turk të shohë të zotin e vet

08:52, 22/01/2021
A+ Aa A-

Një qenushe e devotshme dhe pa diskutim, mjaft e lidhur me të zotin e vet, ka kaluar disa ditë duke pritur jashtë një spitali në veri të Turqisë, ku pronari i saj i sëmurë po kurohej. Video e saj ka përshkruar mediat ndërkombëtare dhe ka përlotur mijëra njerëz nëpër botë. 

Boncuk (Bon-DJUK), që do të thotë Rruaza, ndoqi ambulancën që transportoi pronarin e saj, Cemal Senturk, në spital në qytetin e Detit të Zi të Trabzon, më 14 janar.

Që nga dita e shtrimit të të zoti në spital, ajo bënte vizita të përditshme në objekt, shkruajnë mediat turke.

Vajza e Senturk, Aynur Egeli, tha se e kishte marrë disa herë Boncuk në shtëpi, por ajo kthehej përsëri në spital.

Roja e spitalit Muhammet Akdeniz tha për DHA: “Ajo vjen çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe pret deri në mbrëmje. Ajo nuk hyn brenda ”.

"Kur hapet dera, ajo fut kokën brenda," tha ai.

Të mërkurën, Boncuk u ribashkua më në fund me Senturk kur ai u doli jashtë me një karrocë, për një takim të shkurtër me qenin e tij.

“Ajo është shumë e mësuar me mua. Dhe më ka marrë malli për të, vazhdimisht,” u shpreh ai me lot në sy.

Dhe pritja për Boncuk mori fund, pasi, pas disa ditësh trajtim, i zoti i qenushes, doli nga spitali dhe u kthye në shtëpi me Boncuk.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco