VIDEO/ Beau, vogëlushi i vogël që ‘vodhi’ super shfaqen gjatë inaugurimit të Joe Biden

VIDEO/ Beau, vogëlushi i vogël që ‘vodhi’ super shfaqen gjatë inaugurimit të Joe Biden

11:52, 21/01/2021
A+ Aa A-

Inaugurimi i Joe Biden si presidenti 46  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte kryefjala e medieve botërore ditën e djeshme. Por super shfaqja, duket se u vodh nga nipi i presidentit 8 muajsh, Beau i cili kërcente në krahët e gjyshit të tij, Joe Biden.

Image

Vogëlushi është djali i Hunter Biden, i cili i vendosi emrin e vëllait të tij, Beau që ka ndërruar jetë disa kohë më parë.

Image

Ngjarja filloi në orën 20:30. (koha lokale) dhe u prezantua nga aktori Tom Hanks . Familja e ndoqi skenën me emocion, pasi Demi Lovato këndoi "Lovely Day" dhe vogëlushi dukej se e shijonte atë.

Më parë, e gjithë familja mori pjesë në ceremoninë e betimit, së bashku me Beau-në e vogël, ndërsa Presidenti i ri i SHBA, një natë para nisjes për në Shtëpinë e Bardhë, nga ku do të shikonte pjesën tjetër të shfaqjes, mbajti një fjalim , gjatë të cilit ai përsëriti thirrjet uniteti dhe këmbënguli në besimin se më e mira është ende për të ardhur për kombin : "siç thashë më parë, ne mësuam që demokracia është e vlefshme dhe mbizotëronte falë teje" , tha ai, duke iu drejtuar audiencës.

"Nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë nëse e bëjmë së bashku", shtoi ai, duke e përfunduar fjalimin e tij me fjalët: "Pra, faleminderit për këtë nder, unë do t'ju jap gjithçka".

Vlen të përmendet gjithashtu se prania e tre ish-presidentëve e bëri edhe më të dukshme mungesën e Donald Trump nga ceremonia, i cili preferoi t'i thotë lamtumirë Shtëpisë së Bardhë duke u nisur për në Mar-a-Lago, Florida.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco